What would you like to search for?

Turizmi
© WWF - Mediterranean / Ivan Bura

Ekziston një presion i jashtëzakonshëm mbi burimet natyrore të rajonit tonë ndërsa turistët vërshojnë plazhet, ishujt, qytezat, dhe qytetet e Adrias. Si përgjigje, zonat tona të mbrojtura po kërkojnë alternativa të reja të suksesshme komercialisht dhe të qëndrueshme.

TURIZMI MASIV NUK ËSHTË I MIRË PËR NATYRËN

Rajoni i Adrias është një pikë e rëndësishme globale e biodiversitetit. Është gjithashtu një destinacion kyç turistik me një rritje vjetore të numrit të vizitorëve. Megjithatë, paradigma mbizotëruese e turizmit është e paqëndrueshme.

Turizmi masiv i zakonshëm nuk priret të marrë parasysh natyrën – kjo lë pasoja shkatërruese. Turizmi është një nga shkaqet kryesore të humbjes ekologjike në rajon. Disa lokacione që dikur ishin të pacenuara, tani janë të pariparueshme. Edhe aktivitetet e paqëndrueshme turistike kanë ndikim negativ në zonat e mbrojtura.

Përderisa është e lehtë të supozohet se suksesi i një zone të mbrojtur varet nga numri i vizitorëve, numri i shtuar i turistëve është shpesh kërcënimi më i madh për ruajtjen e zonave tona më të bukura dhe biologjikisht më të rëndësishme.

Breshkat detare ndikohen keq nga shkatërrimi i vendeve të folezimit të tyre, dhe nga shqetësimet që ua shkaktojmë.

© Michel Gunther / WWF
TRANSFORMIMI DREJT TURIZMIT TË PËRGJEGJSHËM

Turizmi i mirëmenaxhuar mund të mbështesë konservimin, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm, dhe duke ofruar mundësi të ardhurash dhe cilësi më të lartë të jetës për komunitetet lokale.

Kujdesi për trashëgiminë tonë natyrore, nëpërmjet zonave të mbrojtura, është thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm dhe është në bazën e mirëqenies socio-ekonomike. Një formë më efikase dhe ekologjikisht e shëndoshë e turizmit – ekoturizmi – është një zgjidhje e rëndësishme. Kërkon pjesëmarrje më të madhe të komunitetit në menaxhimin e burimeve natyrore, dhe zhvillimin e treguesve për monitorimin e ndikimit të turizmit në mjedis dhe komunitetet lokale.

Ne duhet të sigurohemi që turizmi në zonat e mbrojtura të ketë ndikim të vogël dhe të kontribuojë në mënyrë pozitive për të gjithë komponentët e ekosistemit, përfshirë njerëzit.

ÇFARË PO BËJMË

Kur punojmë për turizmin, përqendrohemi në katër komponentë: ndikimi i konservimit, qëndrueshmëria tregtare, zhvillimi i komunitetit, dhe vlerësimi kulturor. Duhet të respektohen rrethanat, traditat dhe vlerat lokale, së bashku me të drejtat e njeriut dhe çështjet gjinore.

Ne duam të mbrojmë natyrën nga ndikimet negative të turizmit masiv dhe të promovojmë modele të turizmit të përgjegjshëm në zonat më të rëndësishme për natyrën.
 
Projektet tona përmirësojnë qeverisjen në zonat e mbrojtura, duke forcuar bashkëpunimin midis organeve të menaxhimit dhe palëve lokale të interesit përmes zhvillimit të bizneseve të qëndrueshme për përfitime reciproke ekonomike dhe mjedisore.

Në Parkun Kombëtar të Kornatit dhe Parkun Natyror të Lastovës kemi krijuar dy modele të suksesshme për bashkëjetesën e mbrojtjes së natyrës dhe turizmit, ku fitimi shkon për komunitetin lokal, turistët kontribuojnë në mbrojtjen e natyrës, dhe ekipet lokale punojnë për të reduktuar ndikimet negative në burimet natyrore. 

ÇFARË MUND TË BËNI

Pa marrë parasysh nëse jeni duke shkuar në plazh ose në mal, duke u thelluar në natyrë ose duke vizituar një qytet të madh, ju mund të bëni pjesën tuaj: zgjidhni një destinacion të përshtatshëm, zgjidhni mënyrën më të mirë për të arritur atje, zgjidhni vendin e duhur për të qëndruar, jini të përgjegjshëm, dhe trajtojini njerëzit vendas me aq respekt sa do të bënit me kafshët e egra. Ju keni shumë për të mësuar prej tyre, dhe ata shpesh janë çelësi për të shpëtuar ato kafshë dhe habitate për të cilat ju brengoseni kaq shumë.
Shpërndajeni lajmet për atë që ne bëjmë dhe na mbështesni!

DONATE

Parku kombëtar më i vjetër dhe më i vizituari kombëtar i Kroacisë, zona e trashëgimisë së UNESCO-s, Liqenet e Plitvicës, rrezikohet shumë nga numri i madh: ndonjëherë ka më shumë se 15,000 vizitorë në ditë.

© Petra Boić Petrač
null