The WWF is run at a local level by the following offices...
- WWF Global
- Adria
- Argentina
- Armenia
- AsiaPacific
- Australia
- Austria
- Azerbaijan
- Belgium
- Bhutan
- Bolivia
- Borneo
- Brazil
- Bulgaria
- Cambodia
- Cameroon
- Canada
- Caucasus
- Central African Republic
- Central America
- Chile
- China
- Colombia
- Croatia
- Democratic Republic of the Congo
- Denmark
- Ecuador
- European Policy Office
- Finland
Mbrojtja e burimeve të ujërave të ëmbla nuk ka të bëjë vetëm me natyrën - ajo ka një ndikim të thellë në jetën dhe mirëqenien tonë.
Trupi ynë përbëhet nga uji. Jeta në tokë do të ishte e pamundur pa të. Uji është një nga burimet më të çmuara e më të brishta, i cili është e pamundur të zëvendësohet.
Prej gjithë ujit në Tokë, vetëm 2.5% është ujë i ëmbël, shumica e të cilit është e ngrirë në akull, apo në sipërfaqe të thella. Një fraksion i vogël i asaj që mbetet qëndron në lumenjtë dhe liqenet tona. Është pikërisht ky ujë ai që mbështet prodhimin e ushqimit, bizneset, dhe jetën e më shumë se shtatë miliardë njerëzve.
Rreth gjysma e të gjitha specieve të peshqve në botë, dhe një në dhjetë kafshë për të cilat dimë se ekzistojnë, jetojnë në mjedis të ujërave të ëmbla - që nga olmat e pakapshme dhe pilivesat e brishta, deri te shqiponjat me bisht të bardhë dhe dallëndyshet e vogla të detit.
Digat, hidrocentralet, bujqësia e paqëndrueshme, ndotja, dhe veprimet tjera të dëmshme, rrezikojnë në mënyrë kritike ekosistemet ujore, dhe paraqesin kërcënim si për njerëzit, ashtu edhe për bizneset.
Ne po përpiqemi të mbrojmë dhe ringjallim lumenjtë dhe ligatinat që mbështesin njerëzit dhe natyrën, dhe mundësojnë që të ketë ujë të mjaftueshëm për të gjithë ne.
Tani jemi në një pikë kritike për të ardhmen tonë kolektive. Burimi ynë më jetik – uji – është nën presion të jashtëzakonshëm nga ndotja, rregullimi i lumenjve, dhe hidrocentralet e vogla. Zhvillimi i paqëndrueshëm, mbikonsumimi, dhe kriza klimatike vetëm sa do ta përkeqësojnë problemin.
Për më shumë, që nga viti 1900, ne kemi shkatërruar dy të tretat e të gjitha ligatinave natyrore dhe kemi reduktuar numrin e kafshëve të ujërave të ëmbla për më shumë se tre të katërtat; digat dhe infrastruktura lumore kanë ndarë sistemet tona lumore, duke lënë të rrjedhin të lirë vetëm një të tretën e lumenjve në botë.
Përderisa ndryshimi i klimës e kthen të jashtëzakonshmen në të zakonshme, do të kemi nevojë për mjedise të shëndetshme me ujë të ëmbël më shumë se kurrë.
Koha për të vepruar është tani!
Nga lumenjtë alpin në veri deri te lumi Valbona në jug, ne udhëheqim projekte të ruajtjes së ujërave të ëmbla në Slloveni, Kroaci, Serbi, Bosnje, Mal të Zi, Kosovë* dhe Shqipëri – duke mbrojtur speciet ikonike si blija dhe martina e rërës, duke rigjallëruar ligatinat dhe duke ruajtur rrjedhën e lirë të lumenjve. Ne po bëjmë gjithashtu vazhdimisht presion për mbrojtje më të mirë të habitateve të ujërave të ëmbla në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Në fund të fundit, megjithatë, ajo që nevojitet është një transformim në mënyrën e menaxhimit të ujit në të gjitha pellgjet e lumenjve – si lumin ashtu edhe tokën në të cilën ai e derdh ujin. Ne kemi nevojë që bizneset të marrin përgjegjësi kolektive për burimet e përbashkëta ujore, institucionet financiare që të investojnë në projekte të qëndrueshme të ujit, dhe kemi nevojë që qeveritë të ruajnë habitatet e ujërave të ëmbla, dhe të mbrojnë të drejtën e secilit për ujë të pastër.
Vetëm duke punuar së bashku mund të kujdesemi për burimin tonë të përbashkët më të rëndësishëm.
Mbështetni nismat tona dhe punën e ruajtjes për çështjet e ujërave të ëmbla për të mbrojtur burimin natyror më të çmuar në botë. Shpërndani sukseset tona, bëni ndryshime të vogla por domethënëse, duke pasur parasysh konsumin tuaj të ujit, duke reduktuar mbetjet plastike, dhe duke mbrojtur burimet e ujërave të ëmbla në zonën tuaj
ADD YOUR VOICE