The WWF is run at a local level by the following offices...
- WWF Global
- Adria
- Argentina
- Armenia
- AsiaPacific
- Australia
- Austria
- Azerbaijan
- Belgium
- Bhutan
- Bolivia
- Borneo
- Brazil
- Bulgaria
- Cambodia
- Cameroon
- Canada
- Caucasus
- Central African Republic
- Central America
- Chile
- China
- Colombia
- Croatia
- Democratic Republic of the Congo
- Denmark
- Ecuador
- European Policy Office
- Finland
Miliona njerëz në mbarë botën i fikin dritat e tyre për një orë për të treguar angazhimin e tyre të palëkundur për të mbrojtur natyrën. Ora e Tokës shënohet çdo vit të shtunën e fundit të muajit mars, nga ora 20:30 deri në orën 21:30.
Ora e Tokës këtë vit u zhvillua në një kohë sfiduese. WWF është e tmerruar nga përshkallëzimi i luftës dhe zemrat e mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur nga ky konflikt i armatosur, veçanërisht me njerëzit e Ukrainës që po vuajnë dhe të gjithë ata në rajonet e prekura.
Ora e Tokës u themelua për të bashkuar botën në mbështetje të njerëzve dhe planetit. Vizioni ynë ka qenë gjithmonë krijimi i ndikimeve pozitive mjedisore përmes fuqisë së turmës. Në këto kohë sfiduese, Ora e Tokës 2022 ofroi një tjetër moment solidariteti dhe mundësinë për t'u bashkuar, për t'u kujdesur për njëri-tjetrin, dhe për shtëpinë që tonë të përbashkët.
Natyra është e domosdoshme për të ndërtuar një botë më të sigurt, më reziliente, dhe të qëndrueshme për të gjithë – një botë ku të gjithë lulëzojnë dhe jetojnë në harmoni me njëri-tjetrin. Këtë vit, ndërsa Bashkimi Evropian përgatitet të miratojë një ligj të ri që mund të bëhet një ndryshim i vërtetë i çështjes së krizave të biodiversitetit dhe klimës, ne ju inkurajojmë të gjeni rehati në natyrë dhe ta përqafoni atë për më të mirën që ka për të ofruar.
Marrëdhënia jonë me natyrën është prishur. Biodiversiteti – diversiteti i pasur i jetës në Tokë – po humbet me një shkallë alarmante. Kjo humbje ndikon në shëndetin dhe mirëqenien tonë. Sot, pasojat katastrofike për njerëzit dhe planetin janë më afër se kurrë. Pothuajse çdo orë një specie zhduket. Është koha për të rivendosur marrëdhënien tonë të prishur me natyrën dhe këtë duhet ta bëjmë tani!
Bashkohuni me ne për të fikur dritat tona për një orë në orën 20:30, sipas kohës tuaj lokale të shtunën e fundit të muajit mars, për të treguar mbështetjen tuaj për një planet të shëndetshëm.
Ndani fushatat tona, na ndihmoni të rrisim ndërgjegjësimin për çështje kritike si ndryshimi i klimës ose humbja e biodiversitetit. Mbështetni veprimet tona.