The WWF is run at a local level by the following offices...
- WWF Global
- Adria
- Argentina
- Armenia
- AsiaPacific
- Australia
- Austria
- Azerbaijan
- Belgium
- Bhutan
- Bolivia
- Borneo
- Brazil
- Bulgaria
- Cambodia
- Cameroon
- Canada
- Caucasus
- Central African Republic
- Central America
- Chile
- China
- Colombia
- Croatia
- Democratic Republic of the Congo
- Denmark
- Ecuador
- European Policy Office
- Finland
Pse janë të dëmshme mbetjet plastike?
Mbetjet plastike po mbysin planetin tonë – duke ndotur ajrin, ujin, dhe tokën që ju duhet si njerëzve ashtu edhe kafshëve të egra për të mbijetuar. Çdo vit deri në 8 milionë ton mbetje plastike përfundojnë në detet dhe oqeanet e botës, duke dëmtuar kështu jetën detare. Organizmat detarë, si breshkat e detit, peshkaqenët, delfinët, dhe zogjtë shpesh ngatërrohen në plastikë ose e gëlltisin atë, gjë që shumë shpesh ka pasoja fatale për ta.
Por plastika nuk është e dëmshme vetëm për kafshët dhe natyrën, por hyn edhe në trupin e njeriut.
5 gramë plastikë në javë?
Ne mund të jemi duke konsumuar mbi 100,000 mikroplastika në vit. Kjo është afërsisht 5 gramë plastikë në javë, 21 gramë në muaj, 250 gramë në vit.
Si po ndodhë kjo?
Tetë milionë ton ndotje plastike përfundon në oqean çdo vit. Ato ndahen në copëza të vogla të quajtura mikroplastikë, mjaftueshëm të vogla për të hyrë në zingjirin tonë ushqimor së bashku me lloje tjera të mikroplastikës, si ato që bien kur lajmë rrobat.
Watch the videoNë fillim të marsit 2022, u bë një hap i madh përpara në luftën kundër ndotjes plastike. Shtetet Anëtare të OKB-së në Asamblenë e Mjedisit të OKB-së (UNEA-5.2) kanë rënë dakord unanimisht për të zhvilluar një traktat ligjërisht të detyrueshëm për t'i dhënë fund ndotjes plastike. Traktati do të zhvillohet deri në vitin 2024 dhe WWF u zotua të mbështesë punën në finalizimin e detajeve të rëndësishme të këtij traktati historik.
Ky traktat do të përfshijë rregullore globale përgjatë ciklit të plotë të jetës së plastikës, duke përfshirë standardet e dizajnimit të produkteve, ripërdorimin, dhe riciklimin e produkteve plastike. Kjo do t'i mbajë kombet, bizneset, dhe shoqërinë përgjegjëse për eliminimin e ndotjes plastike nga mjediset tona.
Me mbështetjen e pothuajse 2.5 milionë njerëzve në mbarë botën që kanë nënshkruar një peticion të WWF-së që bën thirrje për këtë, mbi 120 kompani globale dhe më shumë se 1000 organizata të shoqërisë civile, ne arritëm të inkurajojmë liderët botërorë që të arrijnë këtë marrëveshje. Rregullat që përfshijnë ciklin e plotë të jetës së plastikës, kalimin në një ekonomi qarkore dhe përfshirjen e të gjithë aktorëve të rëndësishëm mund të çojnë në një zgjidhje më efektive të problemit të ndotjes plastike.
Le të rikthehemi te 5 gramët e plastikës: SI E LLOGARITËT KËTË?
Ka pasur raportime të shumta në media për mikroplastikën që e konsumojmë – përmes ushqimit tonë (guacave të detit, mjaltës, dhe kripës), pijeve tona (ujit të rubinetit, ujit në shishe, dhe birrës), madje edhe ajrit. Kemi punuar me Universitetin e Newcastle për të llogaritur peshën e përafërt të sasisë mesatare të mikroplastikës që këto studime tregojnë se po gëlltisim. Analiza e plotë është e disponueshme këtu nëse jeni të interesuar të kuptoni më shumë. Për çdo pyetje ose shqetësim në lidhje me metodologjinë, ju lutemi na kontaktoni këtu dhe ju premtojmë se do t'ju përgjigjemi me shpejtësi dhe në plotni.A E DËMTON KJO SHËNDETIN TIM?
E vërteta është se ne nuk e dimë. Ajo që dimë është se plastika po i bën dëm të pariparueshëm kafshëve të egra, por shkencëtarët sapo kanë filluar të shikojnë se çfarë i bën ajo shëndetit të njeriut. A mund të themi kategorikisht se kjo po shkakton ndikime në shëndetin tonë? Jo. A do të thotë kjo se ne mund të jemi të qetë? Absolutisht jo. Në fund të fundit, ju nuk do të zgjidhnit të gëlltisnit një kartë krediti, apo jo?SI NË TË VËRTETË MUND TA ZGJIDHIM KËTË PROBLEM?
T’u thuash "jo" pipave të plastikës dhe të sjellësh me vete një çantë të ripërdorshme janë hapat e parë të shkëlqyer, të cilat duhet t'i bësh absolutisht, janë qeveritë dhe biznesi ata që duhet ta zgjidhin këtë. Pikërisht për këtë arsye, ne në WWF kemi nisur një peticion duke u bërë thirrje qeverive në mbarë botën të nënshkruajnë një traktat global ligjërisht të detyrueshëm që do të thjeshtonte përdorimin, dhe hedhjen e plastikës. Jemi krenarë të themi se përpjekjet tona kanë qenë të suksesshme, me gati 2.5 milionë nënshkrime të mbledhura, dhe mbështetjen e shumë kompanive globale dhe organizatave të shoqërisë civile. Ne kemi treguar se së bashku mund të sjellim ndryshim!Ky traktat global ligjërisht i detyrueshëm për t'i dhënë fund ndotjes plastike do të zhvillohet deri në vitin 2024 dhe WWF është zotuar të mbështesë finalizimin e tij. Shpresojmë se ky traktat do të çojë në një zgjidhje më efikase të problemit të ndotjes së mbetjeve plastike gjatë gjithë ciklit jetësor të plastikës - nga prodhimi, përmes konsumit, deri te asgjësimi. Përveç kësaj, marrëveshja do të përgatisë zgjidhjet për problemet e ripërdorimit dhe riciklimit të plastikës.
A DUHET TA NDALOJMË GJITHË PLASTIKËN?
Plastika, në thelb, nuk është e keqe; është një shpikje e bërë nga njeriu që ka sjellë përfitime të konsiderueshme për shoqërinë, madje në disa raste edhe mjedisin. Fatkeqësisht, mënyra se si industria dhe qeveritë e kanë menaxhuar plastikën dhe mënyra se si shoqëria e ka shndërruar atë në një mall lehtë të hedhshëm dhe një përdorimësh, e transformoi këtë risi në një fatkeqësi planetare. Mënyrat se si e përdorim dhe hedhim plastikën duhet të ndryshojnë jo vetëm për hir të mjedisit, por edhe të ekonomisë sonë.ÇFARË MUND TË BËJ SI INDIVID?
Sigurohuni që zëri juaj të dëgjohet. Tregojuni të gjithëve, nga drejtuesit e qeverisë tuaj e deri te pronarët e bizneseve që frekuentoni, se dëshironi që ata ta zgjidhin këtë. Tani për tani, nëse dëshironi të jeni pjesë e komunitetit tonë të aktivistëve që punojnë për të trajtuar këtë problem, bashkohuni me ne këtu. Qeveritë dhe bizneset nuk mund të injorojnë qindra miliona zëra.
MË TREGONI MË SHUMË ÇKA MUND TË BËJNË QEVERITË
Qeveritë në mbarë botën shumë lehtë fajësojnë ose bizneset ('ata po përdorin plastikën ndaj duhet ta rregullojnë këtë rrëmujë') ose konsumatorët ('ata po blejnë produktet plastike kështu që duhet ta rregullojnë këtë rrëmujë') për këtë krizë. Le ta thyejmë këtë rreth mohimi dhe të gjithë ta pranojmë rolin tonë në këtë problem. WWF po u dërgon një mesazh të qartë qeverive në mbarë botën – e vetmja mënyrë se si mund ta ndryshojmë këtë sistem të prishur është të miratojmë një traktat global ligjërisht të detyrueshëm për trajtimin e plastikës. Kuadri ligjor ekzistues që mbulon ndotjen nga plastika detare është i fragmentuar dhe joefektiv dhe nuk ofron mjetet e nevojshme për një përgjigje globale efektive ndaj problemit. Kjo çështje nuk mund të zgjidhet në nivel kombëtar apo rajonal, apo vetëm përmes masave jodetyruese, vullnetare. Ai kërkon veprim të koordinuar ndërkombëtar, përgjegjësi të përbashkët dhe një qasje të përbashkët. WWF u bën thirrje shteteve të fillojnë negociatat, sa më shpejt të jetë e mundur, për një marrëveshje të re ndërkombëtare ligjërisht të detyrueshme për të trajtuar ndotjen plastike detare.Zhvillimi i një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme dhe zbatimi efektiv i saj do të bëjë të mundur zgjidhjen e një problemi shumë të rëndësishëm të ndotjes plastike. Shtetet anëtare dhe bizneset janë përgjegjëse për t'u kujdesur për mjedisin e tyre. Të gjithë ne kemi një rol të rëndësishëm në kujdesin për shëndetin e planetit tonë. Pas krijimit të marrëveshjes, do të jetë detyrë e çdo shteti anëtar ta zbatojë atë në nivel kombëtar.
MË TREGONI MË SHUMË ÇKA MUND TË BËJNË BIZNESET
Plastika është një material me kosto efektive, e dobishme, dhe fleksibile, e cila, kur përdoret siç duhet, në fakt mund të ketë një ndikim pozitiv të përgjithshëm mjedisor. Por sistemet tona aktuale të prodhimit nuk e përdorin siç duhet plastikën. Ne e shohim plastikën si një produkt të lirë, njëpërdorimësh, që hedhet lehtë –që është çmenduri, sepse plastika nga vetë natyra e saj nuk shpërbëhet. Ajo zgjat për qindra vjet.Aktualisht është më e lirë për bizneset që të blejnë plastikë krejt të re të pastër (e bërë, meqë ra fjala, nga vaji) sesa të blejnë plastikë të ricikluar. Ky sistem është jofunksional. Bizneset duhet të luajnë një rol duke siguruar që modelet e tyre të prodhimit të shpërblejnë ripërdorimin e plastikës, dhe jo përdorimin e vazhdueshëm dhe asgjësimin e menjëhershëm të plastikës së pastër. Bizneset me vullnetin e tyre mund të ndalojnë të qenit pjesë e ciklit të pafund të mohimit të përgjegjësisë, duke pretenduar se ky është vetëm një problem i menaxhimit të mbeturinave (d.m.th. "nuk është faji ynë që qeveritë vendore nuk riciklojnë"), dhe në vend të kësaj të marrin përgjegjësi proaktive për materialet që përdorin.
Tregojuni markave dhe bizneseve që mbështetni se është koha për të ndryshuar mënyrën e përdorimit të plastikës.