The WWF is run at a local level by the following offices...
- WWF Global
- Adria
- Argentina
- Armenia
- AsiaPacific
- Australia
- Austria
- Azerbaijan
- Belgium
- Bhutan
- Bolivia
- Borneo
- Brazil
- Bulgaria
- Cambodia
- Cameroon
- Canada
- Caucasus
- Central African Republic
- Central America
- Chile
- China
- Colombia
- Croatia
- Democratic Republic of the Congo
- Denmark
- Ecuador
- European Policy Office
- Finland
Sa ushqim hedhim?
Deri në 1/3 e të gjithë ushqimit të prodhuar globalisht përfundon si mbeturinë. Në këtë mënyrë, ne nuk shpërdorojmë vetëm ushqimin, por edhe burimet natyrore të nevojshme për ta prodhuar atë. Duhet menjëherë të ndalojmë humbjen e ushqimit!
Çfarë do të thotë kjo për botën tonë natyrore?
Nuk po humbasim vetëm ushqimin! Ne po humbasim tokën, energjinë, dhe ujin e përdorur për të prodhuar këtë tepricë të ushqimit. Besohet se deri në 70% e biodiversitetit është humbur për shkak të shpyllëzimit dhe shndërrimit të habitateve natyrore në ferma dhe toka të punueshme.
MILIARDA TON MBETURINA, MILIONA NJERËZ TË URITUR!
Mbetjet e ushqimit janë problem në çdo hap të zinxhirit të furnizimit: prodhim, përpunim, shpërndarje, dhe konsum. Nëse shikojmë situatën "nga ferma në pirun", ne hedhim rreth 1.3 miliardë ton (700 milionë euro) çdo vit në mbarë botën, dhe BE-ja hedh 88 milionë tonë (143 milionë euro). Edhe vendet në rajonin tonë ndjekin këto trende: Kroacia hedh rreth 400.000 ton, Sllovenia rreth 140.000 ton, dhe Serbia shpërdoron rreth 700.000 ton ushqim. Fatkeqësisht, të dhënat për vendet e tjera nuk dihen.Përveçse një problem serioz ekologjik, mbetjet ushqimore përfaqësojnë edhe një çështje të rëndësishme sociale: aktualisht ka 850 milionë njerëz obezë, ndërsa 795 milionë janë të uritur, pa ushqim të mjaftueshëm për një jetë të shëndetshme, dhe nëntë milionë vdesin nga uria.
NGRITENI ZËRIN: THUANI JO MBETJES SË USHQIMIT!
Ne kemi nevojë për një sistem funksional të dhurimit të ushqimit që do t'u sigurojë restoranteve dhe dyqaneve një mënyrë të thjeshtë për të ndihmuar ata që kanë nevojë. Sistemet e dhurimit të ushqimit, depot ushqimore, politikat që mundësojnë dhe ndjekin të gjitha këto... E gjithë kjo ose nuk ekziston ose nuk funksionon mirë në rajonin tonë. Megjithatë, zëri i njerëzve mund dhe duhet ta bëjë diferencën. Dërgoni një mesazh të qartë, thuani JO mbetjes së ushqimit!Si të zvogëloni mbetjet e ushqimit?
Si individë, ne nuk mund të ndikojmë në të vërtetë të gjithë sistemin "nga ferma në pirun". Megjithatë, pjesa nga dyqani në tavolinë është padyshim në kontrollin tonë. Ne i hedhim ushqimet për arsye të ndryshme, por një nga më të shpeshtat është mosleximi, apo moskuptimi i datave të skadimit në etiketat e ushqimeve. Këtu janë disa këshilla se si mund të veproni për të zvogëluar mbetjet ushqimore:
- Një datë nuk do të thotë domosdoshmërisht se ushqimi ka skaduar. "Data e skadimit" dhe "Më e mirë para datës…" nuk janë e njëjta gjë. Ndonjëherë ushqimi mund të përdoret për dhjetë ditë pas datës së skadimit - nuhasni, provojeni, bëni gjithçka përpara se ta hidhni.
- Përpara se të shkoni në shitore, bëni një listë të asaj që ju nevojitet dhe mos shkoni me stomakun bosh (edhe pse tingëllon qesharake, është e vërtetë - me stomakun bosh do të blini më shumë nga ato që nuk ju nevojiten).
- Sigurohuni t'i ruani siç duhet gjërat ushqimore - mos i vendosni të nxehta në frigorifer, dhe mbyllini siç duhet.
- Bëhuni kreativ kur gatuani! Shumica e "mbeturinave" mund të bëhen mbetje të shijshme ose përbërës të gatimit të një ushqimi tjetër. Kreativiteti është tipari më i mirë gjatë gatimit. Sallatat dhe supat janë vetëm disa nga mënyrat se si mund të përdoren perimet më pak të freskëta, dhe frutat do të bëhen me kënaqësi kek ose lëng. Kurseni ushqimin dhe argëtohuni!
- Kur një ushqim bëhet me të vërtetë mbeturinë, hidheni si pleh në tokë - nëse nuk e keni atë mundësi, ndoshta një fqinj e ka. Si mjet i fundit, hidhni mbeturinat në një qese biologjike dhe ruajeni siç duhet. Hulumtoni, dhe jini të vëmendshëm kur hidhni mbeturinat e ushqimit.
- Pjesa ngrirëse e frigoriferit është miku juaj! Vendoseni ushqimin e tepërt në ngrirje, do të ruani freskinë dhe qëndrueshmërinë e tij, dhe do t'ju gëzojë ditën kur nuk do të keni kohë për të gatuar.
Ne duam ta mbrojmë mjedisin dhe të gjitha qeniet e gjalla të mahnitshme në të, por nuk mund ta bëjmë këtë pa ju. Për të qëndruar të pavarur dhe për të vazhduar punën tonë të konservimit, ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj. Ju sot mund të ndihmoni në ruajtjen e planetit! Bëhuni pjesë e komunitetit tonë të përbërë nga njerëz jashtëzakonisht bujarë, pasionantë dhe vendimtarë, mu ashtu si ju.
DONATE